Back Office/Deutsch

Deri më: 31.12.2025

Prishtinë

Lokacioni: Prishtinë

Konkursi: Back Office/Deutsch

Titulli i pozites: Energy Services Officer

Rreth kompanisë:

evroTarget L.L.C, pjesë e HORIZONTE Group AG, është një kompani BPO në sektorin e energjisë. E themeluar në vitin 2016, ne e udhëheqim tranzicionin energjetik të Evropës përmes ekselencës digjitale dhe zgjidhjeve të zgjuara e të qëndrueshme. Si qendër rajonale e kompetencës, fuqizojmë ekipet për të inovuar, bashkëpunuar dhe krijuar ndikim të qëndrueshëm në industrinë e energjisë.


Përshrkimi i shkurter i pozitës:

Energy Services Officer është përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e shërbimeve që lidhen me furnizimin dhe menaxhimin e energjisë. Pozita përfshin monitorimin e kontratave dhe konsumit energjetik, bashkëpunimin me partnerët dhe operatorët energjetikë, si dhe mbështetjen e klientëve me informacione dhe zgjidhje efikase për optimizimin e kostove dhe burimeve të energjisë. Personi në këtë rol siguron që proceset të zhvillohen në përputhje me politikat e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjëgjesitë:

· Pranimi dhe kontrollimi i kërkesave dhe telefonatave të klientëve

· Perpunimi i tiketave

· Analiza e ofertave sipas kritereve dhe kushteve të definuara

· Zbatimi i proceseve të definuara nga klienti në sistem

· Përpunimi i email-ave

· Pjesëmarrja dhe kontributi në projekte të ndryshme brenda departamentit, sipas nevojës


Kualifikimet:

· Shkollim i lartë

· Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane në të folur dhe të shkruar

· Shkathtësi në përdorimin e paketës MS Office

· Shkathësi analitike dhe punë sistematike

· Aftësi të mira komunikuese, iniciative, gatishmëri për avancim dhe teamplayer

· Fleksibil dhe i gatshëm për marrje të përgjegjësisë

Çka ofrojme ne?

· Contractual stability in full compliance with labor law

· High and regular salary

· Health insurance

· Professional training

· Modern and safe work environment

· Relaxation room


Për të aplikuar në këtë pozitë të lutem ngarko CV-në tënde dhe plotëso të dhënat tua në këtë kontakt formë.

Formulari i Aplikimit

Për të aplikuar të lutem plotëso fushat e mëposhtme!

Asnjë dokument i zgjedhur

Benefitet tona për ty

Pagë e kënaqshme

Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme për të siguruar motivim dhe kënaqësi për punonjësit tanë.

Bonuse

Përkushtimi dhe arritjet tua shpërblehen me bonuse atraktive.

Sigurim shëndetësor

Sigurimi shëndetësor i mbuluar nga kompania, për t'u kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e punonjësve tanë.

Kontratë afatgjatë

Përfito kontratë pune afatgjatë që të ofron siguri dhe qëndrueshmëri në karrierën tënde.

Trajnime profesionale

Mundësi të trajnimeve të vazhdueshme profesionale për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë tua.

Mundësi për avancim në karrierë

Mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim të karrierës tënde brenda kompanisë.

Bashkëpunim ekipor

Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe të motivuar për të promovuar punën ekipore dhe suksesin e ekipit.

Relax Room

Relax Room ju ofron punonjësve tanë një vend për t'u çlodhur dhe rifreskuar gjatë ditës së punës.

Dëshmitë

Çfarë thonë Punonjësit tanë për ne.

Të jesh apo të jesh përgjithmonë

Arta Shehu

Business Unit Manager

evroTarget si një Familje

Bardh Mehmeti

IT Manager

Vendi i Përsosur

Arsim Lajqi

Project Manager

Një vend mikpritës

Gentian Hyseni

Finance Manager

Siguri dhe rehati

Flaka Hoxha

Team Leader

Ekip mbështetës dhe bashkëpunues

Rona Gjonbalaj

Marketing Officer

Procesi i Aplikimit

Aplikimi

1

Fillimi i procesit të aplikimit është përmes aplikimit online, përmes email-it apo paraqitjes personale në zyret tona. Të gjitha pozitat e lira janë të publikuara në portalin tonë të punës. Të lutem plotësoje formularin e aplikimit – procedura zgjat rreth dy minuta dhe mund të hapë rrugën për një punë në kompaninë evroTarget L.L.C. Çdo aplikim është i rëndësishëm dhe shqyrtohet me kujdes nga ekipi ynë profesional.

Intervista

2

Ti do të ftohesh për një takim intervistues me synimin që të kuptojmë më shumë informata në lidhje me shkathtësitë tua dhe për mundësitë e punësimit në kompaninë evroTarget L.L.C. Gjatë këtij takimi të lutem ndjehu i lirë në komunikim dhe përshkruaje veten dhe shtro pyetjet tua për temat që të interesojnë: për pozitën, mundësitë për zhvillim në karrierë ose edhe për historinë dhe vizionin e evroTarget L.L.C. Intervista do të zhvillohet gjatë një takimi në zyrat e kompanisë apo edhe online. Jemi të lumtur të takohemi me ty.

Kontrata dhe Pranimi në Punë

3

Mirësevjen në ekip! Pas takimit intervistues ty do të kumtohet lajmi për pranim në punë ose jo dhe nëse të bëhet një ofertë pune ty do të shpjegohen kushtet e kontratës më në detaje dhe do të ofrohet kontrata e punës për nënshkrim. Pas nënshkrimit të kontratës së punës pason faza e orientimit me që rast zyrtari nga Departamenti i Burimeve Njerëzore do të njoftojë me personat përgjegjës në projektin / departamentin ku ti do të punosh dhe ata pastaj do të mësojnë gjithçka që duhet të dish për evroTarget L.L.C. dhe ambientin tënd të ri të punës.

Ende nuk ke aplikuar?

Mos e humb këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar karrierën tënde! Kliko më poshtë, plotëso formularin e aplikimit dhe bëhu pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm.

Apliko Tani!

Rreth Kompanisë

evroTarget L.L.C filloi në vitin 2016 si degë e evroenergie L.L.C e cila u themelua në vitin 2011 dhe është pjesë e HORIZONTE Group AG. evroTarget aktualisht ka rreth 1000 punonjës dhe vazhdimisht po krijon vende të reja pune në fushën e BPO-së me fokus tregun energjetik në Gjermani.

1000+

Punonjës

20+

Projekte

50+

Aktivitete

Image 1
Image 2
Image 3
Image 4
Image 5
Image 6

A ke pyetje?

Na Kontakto

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që ke rreth nesh.

Nr. i Telefonit

+383 49 972 024

+383 49 972 025

E-mail

hr@evrotarget.com

info@evrotarget.com

Lokacioni

Isa Kastrati no. 214 Prishtinë, Kosova 10000

Na ndiq: