Pagë e kënaqshme
Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme për të siguruar motivim dhe kënaqësi për punonjësit tanë.
Deri më: 30.07.2026
Lokacioni: Prishtinë
Titulli i pozites: Quality Assurance Officer (German Speaking)
Rreth kompanisë:
evroTarget L.L.C, pjesë e HORIZONTE Group AG, është një kompani BPO në sektorin e energjisë. E themeluar në vitin 2016, ne e udhëheqim tranzicionin energjetik të Evropës përmes ekselencës digjitale dhe zgjidhjeve të zgjuara e të qëndrueshme. Si qendër rajonale e kompetencës, fuqizojmë ekipet për të inovuar, bashkëpunuar dhe krijuar ndikim të qëndrueshëm në industrinë e energjisë.
Përshkrimi i Pozitës
evroTarget është në kërkim të një Quality Assurance Officer (QAO) i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve në kuadër të projektit përkatës. Kandidati/ja ideal/e do të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së ekipit përmes analizës, këshillimit dhe trajnimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
·
Siguron
cilësinë e shërbimeve sipas standardeve dhe kritereve të projektit
·
Monitoron
dhe vlerëson telefonatat dhe komunikimet me shkrim
·
Analizon
performancën dhe identifikon fushat për përmirësim
·
Ofron
feedback, këshilla dhe trajnime për punonjësit
·
Zhvillon
dhe implementon masa konkrete për përmirësim të cilësisë (SMART)
·
Organizon
takime individuale dhe grupore (Side-by-Side, feedback sessions)
·
Bashkëpunon
me Team Leader, Project Leader dhe menaxhmentin për përmirësim të proceseve
·
Përgatit
raporte dhe prezantime periodike mbi performancën
·
Mirëmban
dokumentacionin dhe siguron respektimin e procedurave të kompanisë
· Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete zhvillimore
Kualifikimet:
·
Minimum
1 vit përvojë pune në shërbim ndaj klientëve ose në rol të ngjashëm
·
Njohuri
të avancuara të gjuhës gjermane – (niveli C1)
·
Përvojë
në fushën e sigurimit të cilësisë (avantazh)
·
Aftësi
shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
·
Qasje
pozitive dhe orientim drejt klientit
·
Aftësi
analitike dhe organizative të zhvilluara
·
Aftësi
për të dhënë feedback konstruktiv dhe për të trajnuar të tjerët
·
Njohuri
në Microsoft Office
· Fleksibilitet dhe orientim drejt arritjes së rezultateve
Çfarë ofrojmë ne?
Për të aplikuar
në këtë pozitë të lutem ngarko CV-në tënde dhe plotëso të dhënat tua në këtë
kontakt formë.
Për të aplikuar të lutem plotëso fushat e mëposhtme!
Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme për të siguruar motivim dhe kënaqësi për punonjësit tanë.
Përkushtimi dhe arritjet tua shpërblehen me bonuse atraktive.
Sigurimi shëndetësor i mbuluar nga kompania, për t'u kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e punonjësve tanë.
Përfito kontratë pune afatgjatë që të ofron siguri dhe qëndrueshmëri në karrierën tënde.
Mundësi të trajnimeve të vazhdueshme profesionale për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë tua.
Mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim të karrierës tënde brenda kompanisë.
Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe të motivuar për të promovuar punën ekipore dhe suksesin e ekipit.
Relax Room ju ofron punonjësve tanë një vend për t'u çlodhur dhe rifreskuar gjatë ditës së punës.
Në evroTarget, njerëzit dhe progresi ecin bashkë. Si HR, e shoh çdo ditë se si kjo kulturë reflektohet në zhvillim real dhe performancë, dhe jam vërtetë e lumtur dhe mirënjohëse të jem pjesë e një ekipi që në qendër ka njeriun dhe vlerat e tij.
1
Fillimi i procesit të aplikimit është përmes aplikimit online, përmes email-it apo paraqitjes personale në zyret tona. Të gjitha pozitat e lira janë të publikuara në portalin tonë të punës. Të lutem plotësoje formularin e aplikimit – procedura zgjat rreth dy minuta dhe mund të hapë rrugën për një punë në kompaninë evroTarget L.L.C. Çdo aplikim është i rëndësishëm dhe shqyrtohet me kujdes nga ekipi ynë profesional.
2
Ti do të ftohesh për një takim intervistues me synimin që të kuptojmë më shumë informata në lidhje me shkathtësitë tua dhe për mundësitë e punësimit në kompaninë evroTarget L.L.C. Gjatë këtij takimi të lutem ndjehu i lirë në komunikim dhe përshkruaje veten dhe shtro pyetjet tua për temat që të interesojnë: për pozitën, mundësitë për zhvillim në karrierë ose edhe për historinë dhe vizionin e evroTarget L.L.C. Intervista do të zhvillohet gjatë një takimi në zyrat e kompanisë apo edhe online. Jemi të lumtur të takohemi me ty.
3
Mirësevjen në ekip! Pas takimit intervistues ty do të kumtohet lajmi për pranim në punë ose jo dhe nëse të bëhet një ofertë pune ty do të shpjegohen kushtet e kontratës më në detaje dhe do të ofrohet kontrata e punës për nënshkrim. Pas nënshkrimit të kontratës së punës pason faza e orientimit me që rast zyrtari nga Departamenti i Burimeve Njerëzore do të njoftojë me personat përgjegjës në projektin / departamentin ku ti do të punosh dhe ata pastaj do të mësojnë gjithçka që duhet të dish për evroTarget L.L.C. dhe ambientin tënd të ri të punës.
Mos e humb këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar karrierën tënde! Kliko më poshtë, plotëso formularin e aplikimit dhe bëhu pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm.
Apliko Tani!
evroTarget L.L.C filloi në vitin 2016 si degë e evroenergie L.L.C e cila u themelua në vitin 2011 dhe është pjesë e HORIZONTE Group AG. evroTarget aktualisht ka rreth 1000 punonjës dhe vazhdimisht po krijon vende të reja pune në fushën e BPO-së me fokus tregun energjetik në Gjermani.
Punonjës
Projekte
Aktivitete
Ne jemi gjithmonë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që ke rreth nesh.