Pagë e kënaqshme
Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme për të siguruar motivim dhe kënaqësi për punonjësit tanë.
Deri më: 30.11.2024
Përshkrimi i Punës:
Ne po kërkojmë një
Arkitekt/e ose Inxhinier/e të përkushtuar dhe me përvojë për të mbikëqyrur dhe
organizuar punimet e ndërtimit dhe interierit të objekteve të kompanisë. Ky rol
përfshin përgjegjësinë për të drejtuar dhe koordinuar të gjitha aspektet e projekteve,
duke siguruar përputhshmërinë me standardet më të larta të cilësisë dhe
realizimin e suksesshëm të projekteve, brenda afateve të caktuara. Kandidati/ja
ideal/e do të ketë një përvojë të gjerë në menaxhimin e punimeve të ndërtimit
dhe interierit, si dhe në drejtimin e ekipeve të punëkryesve në terren.
Detyrat dhe
Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikimet dhe
Aftësitë e Kërkuara:
Kushtet e
Punës:
Si të
Aplikoni:
Të interesuarit
janë të lutur të dërgojnë CV-në, një letër motivuese dhe portofolin e punëve të
mëparshme në adresën e email-it hr@evrotarget.com, duke specifikuar në subjekt
"Arkitekt/e Inxhinier/e për Mbikëqyrjen dhe Organizimin e Punimeve të
Ndërtimit dhe Interierit të Objekteve". Afati i aplikimit është deri më 30 shtator.
Ne mirëpresim
aplikimet e të gjithëve që plotësojnë kriteret dhe që janë të motivuar për të
dhënë kontributin e tyre në projektet tona të suksesshme.
Për të aplikuar të lutem plotëso fushat e mëposhtme!
Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme për të siguruar motivim dhe kënaqësi për punonjësit tanë.
Përkushtimi dhe arritjet tua shpërblehen me bonuse atraktive.
Sigurimi shëndetësor i mbuluar nga kompania, për t'u kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e punonjësve tanë.
Përfito kontratë pune afatgjatë që të ofron siguri dhe qëndrueshmëri në karrierën tënde.
Mundësi të trajnimeve të vazhdueshme profesionale për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë tua.
Mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim të karrierës tënde brenda kompanisë.
Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe të motivuar për të promovuar punën ekipore dhe suksesin e ekipit.
Relax Room ju ofron punonjësve tanë një vend për t'u çlodhur dhe rifreskuar gjatë ditës së punës.
Në evroTarget, njerëzit dhe progresi ecin bashkë. Si HR, e shoh çdo ditë se si kjo kulturë reflektohet në zhvillim real dhe performancë, dhe jam vërtetë e lumtur dhe mirënjohëse të jem pjesë e një ekipi që në qendër ka njeriun dhe vlerat e tij.
1
Fillimi i procesit të aplikimit është përmes aplikimit online, përmes email-it apo paraqitjes personale në zyret tona. Të gjitha pozitat e lira janë të publikuara në portalin tonë të punës. Të lutem plotësoje formularin e aplikimit – procedura zgjat rreth dy minuta dhe mund të hapë rrugën për një punë në kompaninë evroTarget L.L.C. Çdo aplikim është i rëndësishëm dhe shqyrtohet me kujdes nga ekipi ynë profesional.
2
Ti do të ftohesh për një takim intervistues me synimin që të kuptojmë më shumë informata në lidhje me shkathtësitë tua dhe për mundësitë e punësimit në kompaninë evroTarget L.L.C. Gjatë këtij takimi të lutem ndjehu i lirë në komunikim dhe përshkruaje veten dhe shtro pyetjet tua për temat që të interesojnë: për pozitën, mundësitë për zhvillim në karrierë ose edhe për historinë dhe vizionin e evroTarget L.L.C. Intervista do të zhvillohet gjatë një takimi në zyrat e kompanisë apo edhe online. Jemi të lumtur të takohemi me ty.
3
Mirësevjen në ekip! Pas takimit intervistues ty do të kumtohet lajmi për pranim në punë ose jo dhe nëse të bëhet një ofertë pune ty do të shpjegohen kushtet e kontratës më në detaje dhe do të ofrohet kontrata e punës për nënshkrim. Pas nënshkrimit të kontratës së punës pason faza e orientimit me që rast zyrtari nga Departamenti i Burimeve Njerëzore do të njoftojë me personat përgjegjës në projektin / departamentin ku ti do të punosh dhe ata pastaj do të mësojnë gjithçka që duhet të dish për evroTarget L.L.C. dhe ambientin tënd të ri të punës.
Mos e humb këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar karrierën tënde! Kliko më poshtë, plotëso formularin e aplikimit dhe bëhu pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm.
Apliko Tani!
evroTarget L.L.C filloi në vitin 2016 si degë e evroenergie L.L.C e cila u themelua në vitin 2011 dhe është pjesë e HORIZONTE Group AG. evroTarget aktualisht ka rreth 1000 punonjës dhe vazhdimisht po krijon vende të reja pune në fushën e BPO-së me fokus tregun energjetik në Gjermani.
Punonjës
Projekte
Aktivitete
Ne jemi gjithmonë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që ke rreth nesh.